Avokati i Nehat Thaçit: Gjykatësi i tha se ka dëbuar serbë

Avokati i Nehat Thaçit: Gjykatësi i tha se ka dëbuar serbë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni tha se masa e paraburgimit është bërë mbi rekomandim politik

Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u arrestua në Serbi me akuzën për, siç thuhet, "terrorizëm", Sead Spahoviq, i tha Radios "Evropa e Lirë", se “Thaçi nuk është marrë në pyetje dhe ai nuk e di as se për çfarë akuzohet”.

Spahoviq, i cili e ka vizituar Thaçin në paraburgim në Nish, tha se “problemi qëndron në faktin se po vazhdon një debat ndërmjet Nishit dhe Beogradit se cila prokurori është “kompetente për rastin në fjalë”, përderisa "një person vazhdon të mbahet në paraburgim”.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, u arrestua nga mesi i javës së kaluar në vendkalimin kufitar të Konçulit, ndërmjet Kosovës e Serbisë, me akuzën, siç thuhet, “të kryerjes së veprave të terrorizmit”.

Më herët gjatë ditës, ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar dërgimin e një shkrese zyrtare Beogradit me të cilën do të kërkohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, kanë bërë të ditur mediet në Prishtinë.

Ai tha se vendimi i Qeverisë së Serbisë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh, është bërë “mbi rekomandimin politik", që, sipas tij, "është e papranueshme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy