Një skelet T-Rex shitet në ankand për 5.6 milionë euro

Një skelet T-Rex shitet në ankand për 5.6 milionë euro

Një skelet i rindërtuar i Tyrannosaurus Rex, që daton 65-67 milionë vjet më parë, u shit nga shtëpia zvicerane e ankandeve Koller për rreth 5 milion e 600 mijë euro, duke përfshirë tarifat e ankandit.

I pagëzuar Trinity, skeleti është 3.9 metra i lartë dhe 11.6 metra i gjatë dhe rezulton nga montimi i mbetjeve të tre T-Rex të ndryshëm të gjetur në SHBA midis 2008 dhe 2013, në Montana dhe Wyoming.

Dy skelete të tjera T-Rex janë zbuluar dhe shitur në ankand në vitet e fundit: “Stan” në vitin 2020 për 31.8 milionë dollarë dhe “Sue” në 1997 për 8.4 milionë dollarë.

Trinity i përkiste një koleksionisti amerikan, ai u ble nga një europian që mbledh dinozaurët dhe artin modern, tha shtëpia e ankandeve.

Ky është T-Rex i parë i shitur në ankand në Europë dhe publiku ishte në gjendje ta admironte gjatë dy javëve para ankandit, në të cilin mbeti i ekspozuar në selinë qendrore të Koller në Zyrih. Trinity tërhoqi mbi 30.000 vizitorë, mes tyre shumë fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy