
Rishi Sunak ka hedhur kandidaturën e tij për të zëvendësuar Boris Johnson, për t'u bërë kryeministri i ardhshëm dhe lideri i partisë Konservatore.
Por kush është Rishi Sunak?
-Dikur shihej si favorit për të zëvendësuar Boris Johnson si lider konservator.
-Reputacioni i Sunak është dëmtuar disi nga një polemikë mbi çështjet tatimore të gruas së tij dhe gjobitja për shkeljen e rregullave të bllokimit.
-Sunak u bë deputet në vitin 2015 për zonën elektorale të North Yorkshire të Richmond.
-Kujtojmë që Rishi Sunak ishte një nga të parët që u largua nga kabineti me ministrin dhe mikun Sajid Javid, duke i hapur rrugën rrjedhës së dorëheqjeve.
-Ka mbajtur detyrën e kancelarit të thesarit të Britanisë së Madhe.
Në mediat britanike bëhet me dije se Rishi Sunak ka njoftuar kandidaturën e tij me anë të një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, duke u mbështetur në historinë e familjes së tij dhe shpresat e prindërve për të emigruar në Britani.



