Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, nuk e ka bërë shumë të zymtë situatën e izolimit një mujor që pritet t’i nënshtrohet Britani e Madhe për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në një deklaratë të bërë ditën e sotme Johnson është shprehur se ka dritë në fund të tunelit.
“Qeveria britanike dhe autoritetet rajonale po punojnë së bashku në një qasje të përbashkët për Krishtlindjen sepse të gjithë duam të sigurojmë që familjet mund të ribashkohen kudo që jetojnë ,”- tha Johnson në një konferencë shtypi.
“Këshilla që kam marrë është se katër javë janë të mjaftueshme që këto masa të kenë një ndikim real, në mënyrë që këto rregulla të skadojnë. Ka dritë në fund të tunelit,”- shtoi ai.
Jonhson shprehu dëshirën se vendi mund t’i kthehet një lloj normaliteti për Krishtlindje nëqoftëse qytetarët zbatojnë masat.
“Nuk kam dyshim se njerëzit do të jenë në gjendje t’i bëjnë Krishtlindjet sa më normale që të jetë e mundur dhe ne do të rihapim vendin para Krishtlindjeve, ”- tha ai.



