
Tridhjetë demonstrues palestinezë u plagosën sot pranë kufirit midis Gazës dhe Izraelit gjatë përleshjeve me ushtrinë izraelite. Burime mjekësore në Gaza bënë me dije se 15 prej tyre ishin qëlluar me armë.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite raportoi se më shumë se 4 000 palestinezë "ngatërrestarë" u përhapën përgjatë kufirit ku hodhën pajisje eksplozive, shishe flakëhedhëse dhe gurë drejt ushtarëve. Nga ana e demonstruesve pati edhe disa përpjekje për të kaluar kufirin. /Ansa/



