Fred Abrahams, drejtor i programit për Shqipërinë të “Human Rights Watch”, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama për një luftë të vërtetë antikorrupsioni, pas miratimit të reformës në drejtësi. Në një artikull të shkruar në HUFFINGTONPOST, Abrahams Fred inkurajon mbështetjen dhe nxitjen e Edi Ramës nga SHBA dhe BE për të bërë reformë të vërtetë antikorrupsioni. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi SHBA-ja dhe BE-ja me forcë sfidoi përpjekjet e minutës së fundit nga opozita për të bllokuar reformën”, shkruan Abrahams.
Më tej ai thekson:
“Rama ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se fajtor është sistemi në Shqipëri, dhe jo njerëzit. Ligjet e këtij sistemi po ndryshojnë ngadalë kështu që ai do të shtyjë shqiptarët të ndryshojnë. Ndryshimin e ligjeve është më e lehtë se zbatimi i tyre. Vetëm Vetingu dhe kontrolli financiar i gjyqtarëve nuk do të mund të ndryshojë kulturën politike të sundimit oportunist”.
Abrahamas është i bindur për perspektivën pozitive të Shqipërisë:
“Ndryshimet ndërkombëtarisht i kushtetutës, i ndjekur, shpresojmë, me ligje të reja, do të përgatisë terrenin për ndryshime pozitive. Por ato gjithashtu tregojnë se sa para ka për të shkuar Shqipëria”
Abrahams më tej kritikon vonesën e reformës:
“Pas 18 muajsh debati dhe vonesa, Qeveria dhe opozita, pas një kacafytje 18-mujore me njëri-tjetrit, në dukje kanë hedhur mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për të mirën e shtetit, dhe miratuan reformën në drejtësi”.
Ndryshimet janë hapa në drejtimin e duhur:
“Në letër, ndryshimet ligjore janë hapa në drejtimin e duhur për një vend ku kriminelët, politikanët dhe politikanët kriminelë që kanë ndikuar prej kohësh gjykatat. Verifikimi i propozuar për gjyqtarët dhe prokurorët, pëfshirë shqyrtimin e financave të tyre duhet të ndihmojë për mbrojtjen e gjyqësorit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”.
Megjithatë ka pikëpytje:
“Në praktikë, megjithatë, impakti i reformës mbetet në pikëpyetje për shkak se, qeveritë e huaja në mënyrë të guximshme imponuan ndryshimet kushtetuese nga jashtë, ekspertë ndërkombëtarë të SHBA dhe BE përgatitën paketën, por mbetet miratimi akteve zbatuese. Gjithsesi Vetingu do të përfshijë edhe rekomandimet nga një komision ndërkombëtar”
“BE-ja ka vendosur si kusht kalimin e paketës së reformës për Shqipërinë për të filluar bisedimet e pranimit me Brukselin. Ndërsa Ambasadori amerikan i kërcënoi hapur liderët politikë që do të bllokojnë reformën, se do të kishin pasoja "të rënda dhe afatgjata”.
Miratimi i 7 ligjeve është kusht për BE-në
“Votimi unanim i parlamentit për ndryshimet zbulon fuqinë e kryeqyteteve perëndimore dhe jo solidaritetin e liderëve politikë të Shqipërisë. Pavarësisht mbështetjes së theksuar popullore për reformën, elita politike në masë të madhe do të vuajë pasojat e saj, dhe për këtë arsye të reziston ndaj ndryshimeve që sfidojnë nepotizmin, favorizimin e miqve, marrëveshjet e fshehta dhe korrupsionin”.
Fred Abrahams është autor i librit Shqipëria moderne : Nga diktatura në demokraci”



