Finiq/ Zjarri përfshin hyrjen e "Syrit të Kaltër", shkrumbohen 4 kioska private

Finiq/ Zjarri përfshin hyrjen e "Syrit të Kaltër", shkrumbohen 4 kioska private

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesnatën e kaluar në një prej pikave më të njohura turistike në vend, në Syrin e Kaltër, bashkia Finiq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, në hyrje të parkut natyror. 

 

Si pasojë e flakëve, janë djegur plotësisht 4 kioska tregtimi private që ndodheshin në këtë zonë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 2 mjete të policisë së bashku me efektivët. 

 

Efektivat zjarrfikës kanë luftuar me flakët për rreth dy orë, duke bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e plotë të zjarrit rreth orës 02:00 të mëngjesit. Nga hetimet paraprake të autoriteteve, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një masë elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy