Përmbytje dhe rrëshqitje toke, mbi 100 të vdekur në Indi

Përmbytje dhe rrëshqitje toke, mbi 100 të vdekur në Indi

Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shiu i fortë në Indinë perëndimore i kanë marrë jetën më shumë se 100 personave..

Ndërkohë më shumë se 1.000 njerëz të bllokuar nga ujërat e përmbytjes u shpëtuan.

Në numrin e viktimave përfshihen 54 të vrarë në katër rrëshqitje dheu në rrethet Raigad dhe Ratnagiri, dhe 27 u vranë nga shtëpitë që u shembën. Sipas zyrtarit të qeverisë së shtetit Sagar Pathak më shumë se 30 njerëz ishin zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut.

Shiu tashmë është ngadalësuar, por nivelet e ujit po rriteshin përsëri për shkak të një batice të lartë. Megjithatë, ekipet e shpëtimit kanë arritur në zonat më të goditura.

Fatkeqësitë e shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit qershor-shtator, kur reshjet e mëdha të shiut dobësojnë bazat e strukturave që shpesh janë të ndërtuara keq.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy