
Ministria e Brendshme duket se nuk ka patur asnjë rol në megaoperacionin me 38 të arrestuar, një pjesë e të cilëve zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit, por edhe Prokurorë e nëpunës civilë.
Në vijim të të dhënave qe u bene publike per operacionin "Shpirti", MCN Tv kërkoi të dijë nga Ministria e Brendshme nëse në operacionin e përbashkët ka të arrestuar shtetas italianë, apo nëse Ministria e Brendshme ka bërë më parë hetime per implikimin e Sektorit te Trafiqeve ne Policine e Shtetit, kreu i të cilit u vu në pranga.
Në përgjigjen që zyra e shtypit pranë ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dha për MCN Tv lihet të kuptohet qartë se ky dikaster ka qenë tërësisht i përjashtuar jo vetëm nga bashkëpunimi me autoritetet italiane por edhe nga informacionet lidhur me hetimet dhe të implikuarit.
“Duke qenë çështje hetimore nën drejtimin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, ju lutem drejtohuni këtyre Agjencive për me shume detaje.”-thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.
Por edhe pse ministria pranon pozicionin e saj të mënjanuar në këtë çështje, kreu i saj, Bledi Çuci nuk ka nguruar reagojë në rrjetet sociale duke folur për një operacion vetëpastrimi të policisë, për të cilin në fakt u desh ndihma e autoriteteve italiane.
Kujtojmë që vetë kreu i antimafias italiane, zoti De Raho theksoi nevojën që institucionet shqiptare të jenë të besueshme në luftën kundër trafikut të drogës.



