Qeveria e re në RMV/ Ademi: Pritet përkeqësim i marrëdhënieve me Greqinë dhe Bullgarinë (VIDEO)

Qeveria e re në RMV/ Ademi: Pritet përkeqësim i marrëdhënieve me Greqinë dhe Bullgarinë (VIDEO)

Analisti Visar Ademi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me negociatat për qeverinë e bre në Maqedoninë e Veriut për të cilin u shpreh se pritet një përkeqësim i marrëdhënieve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Ai tha se VMRO ëhstë shprehur kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe përfshirjes së bullgarëve në të, ndërsa bëri të ditur se është duke u punuar për programin qeverisës.

Sipas tij është duke u punuar me pesë kërkesat e partive në qeveri, teksa theksoi se VBDI është duke kërkuar marrëveshje me VMRO- VMRO-DPMNE.

Intervista

1.Zoti Ademi fillimisht ju si e lexoni këtë përplasje të re mes Greqisë dhe Maqedonisë së veriut? A pritet që kthimi I VMRO-së në pushtet të komplikojë marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë?

Në fakt e presim se VMRO ka kohë që i rri besnik kësaj retorike nacionaliste dhe e dinim me kohë që presidentja e re nuk do e përdorte emrin e ri të Maqedonisë, Maqedoninë e Veriut, madje disa herë ajo ka thënë se Maqedonia duhet ti revitojë të gjëitha marrëveshjet ndërkombëatre përfshirë dhe marrëveshjen e Ohrit të 2001 duke përmendur dhe tërheqjen e balancerit që është një metodë të themi e integrimit të komuniteteve në institucionet e shtetit sipas përkatësisë apo përfaqësimit të tyre në shtet. Kjo tregon se mund të ketë një tribunal për konfliktet e 2001. Dhe kjo e fundit mos përmendja e emrit shkon në pah të asaj që VMRO ka thënë prej kohësh që nuk duhet të ndryshohet kushtetuta dhe nuk duhet që bullgarët nuk duhet të jenë pjesë e saj.

2. Nga ana tjetër në Maqedoninë e Veriut duket se është arritur një dakordësi në parim mes partisë fituese VMRO-DPMNE dhe koalicionit shqiptar “VLEN”. Çfarë informacionesh ka deri tani për kabinetin e ri?

Sot ka ndërprerë negociatat për shkak të disa koordinimeve që ka opozita dhe ato sipas informacioneve thonë se fillimisht do shikohet programi i bazuar në tre shtylla që ka të bëjë me perspektivën evropiane, zhvillimin ekopnomik dhe sundimin e ligjit dhe pastaj do vijnë dhe zgjedhja kategorike të të dyja grupeve për postet ministrore, fillimisht duan të harmonizojnë programet dhe sot s’ka pasur takime se VLEN ka 4 parti dhe duhet të koordinohen dhe 5 kërkesat që ka cdo parti. E shoh të vështirë koordinimin e tyre se nëse ka pasur një dakordësi për titullarët tani do jetë e vështirë të nominohet pa pasur turbulenca brenda sepse dikush ka humbur e dikush ka fituara në zonat e tyre.

3.Cili do të jetë roli i partive të tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut sa i takon qeverisjes së vendit….?

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm e refuzon mospërfshirjen e tyre në pushtet sepse thonë që janë partia fituese. Ata kanë fituar 90 mandate dhe ata thonë se fituesi i palës maqedonase me atë të palës shqiptare duhet të krijojnë një qeveri dhe ky është një rregull i pashkruar në Kushtetutë, mirëpo është një marrëveshje dhe ata thonë se nëse nuk përfshihet vullneti i shqiptarëve do bëjnë bojkot dhe për të përmendur krizën institucionale, BDI ka kapacitet njerëzor dhe financiar dhe ka qenë pjesë e të gjitha zhvillimeve politike e ekonomike dhe do jetë e vështirë nëse ato e bojkotojnë funksionimin e institucioneve. Shumica thonë se nëse kjo ndodh do krijohet një kolaps institucional që ka të bëjë me rezultatet që ka premtuar VMRO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy