‘Revolta’ e PD-së në Kuvend, Kume: Nuk përjashtohet mundësia e protestave, pamjet mbi kangjella jo të bukura

‘Revolta’ e PD-së në Kuvend, Kume: Nuk përjashtohet mundësia e protestave, pamjet mbi kangjella jo të bukura

Gazetari Mariglen Kume në ‘MCN Live’ ka komentuar për aksion e opozitës në Kuvend për të cilën u shpreh se nuk përjashtohet as mundësia e përshkallëzimit të mëtejshme deri në protesta.

Ai tha se këtë vit nuk priten protesta nga ana e Partisë Demokratike e grupit të deputetëve të bashkuar. Sipas tij, kjo që ka ndodhur ka krijuar një anomali që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve  dhe qytetarëve.

Aksioni i opozitës do të përshkallëzohet dhe kur e them këtë nuk përjashtohet as mundësia për protesta, por për këtë vit nuk priten protesta nga ana e PD e grupit të deputetëve të bashkuar. Nëse shohim rrjetet sociale të tyre do shohim se ka disa takime me strukturat që nuk kishin ndodhur për një kohë të gjatë dhe kur ato ndodhin do të thotë se ka organizime për protesta. Dhe takimet me kryeratë e degëve të PD dhe kjo është në kuadër të organizmit të protestave ose për marrjen e masave, por gjithmonë për vitin e ardhshëm.

I pyetur nëse po bëhen bashkë deputetët e Berishës dhe Bardhit, Kume tha se “unë do i konsideroja si një koalicion që duan të marrin maksimumin qoftë dhe të mbështetjes politike që vijnë nga baza, por dhe duke qenë të grupuar ashtu tek e tek janë një barrë e lehtë për Ramën’.

Ky anormalitet që ka ndodhur pavarësisht se është absurde, ka krijuar një anomali që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Sot të përjashtuarit nuk kanë tentuar ndonjë gjë, fundja nuk arrihet ndonjë gjë e madhe dhe pas asaj që ndodhi dje dhe për ta nuk janë pamje të bukura të hipësh nga kangjellat. Dhe vendimi ishte ekstrem sepse në momentin që ata përjashtohen, përjashtohen për të marrë pjesë në seancën plenare dhe në komisione, dhe jo të shkojnë në zyrat e tyre.

Ndërsa lidhur me lajmin e tërheqjes së Agron Shehaj nga politika, kume tha se ai dhe kur ka qenë aktivë ka qenë disi i tërhequr.

Ai aktivë ishte kur kishte mundësinë për të marrë ndonjë post sepse është ambicioz, ndërsa në përgjithësi i tërhequr ka qenë në Partinë Demokratike. Dhe nga ato informacione pak që kam në lidhje me Shehaj pakënaqësitë e tij kanë qenë më shumë në aspektin e vendimmarrjes brenda grupit. Shehaj e kishte aksionin e tij me fushata, bëri denoncimin për unazën pastaj pati një zhdukje prej disa kohësh nga zhvillimet e përditshme. Kthehet duke kandiduar kundër Bashës dhe pastaj zhduket sërish. Dhe në zgjedhjet e 14 majit Shehaj ishte në ekipin e Këlliçit dhe Shehaj ka qenë një ditë në mbledhjen e tyre. Bëri një propozim interesantë që i vlejti asaj fushate por më pas u zhduk. Daljet e tij ishin të pakta.

Gazetari komentoi dhe marrëveshjen me Italinë për refugjatët për të cilën tha se ajo ka nisur që në muajin gusht, kohë kur u fol se Meloni kishte ardhur për pushime në Shqipëri.

E gjithë kjo negociatë ka nisur për pushime verore kur Meloni kishte ardhur për pushime në Shqipëri, kur ajo erdhi jo me delegacion dhe u trumpetua për turizëm, por në fakt paska qenë marrëveshja për të pritur refugjatët që duan Italinë, por vendosen në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy