
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku do i nënshtrohet vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë të ditur në faqen zyrtare, se të martën e ardhshme, Marku do të jetë përballë Genta Tafës, Pamela Qirkos dhe Suela Zhegut.
Marku u zgjodh Prokurore e Perkohshme e Pergjithshme fundvitin e kaluar vetem me votat e maxhorancës, pasi opozita nuk e pranoi procesin e ndjekur.
Ajo u zgjodh me 69 vota pro, 2 votuan kundër dy abstenim.
Një nga akuzat e opozites ishte fakti se ajo nuk kishte kaluar ende ne veting perpara se te merrte detyren e re, por maxhoranca e argumentonte vendimin e saj per ta votuar me faktin se Marku ishte e perkohshme ne detyre.



