Bashkëshortja e kryeministrit të dorëhequr të Italisë është në qendër të kritikave të komentuesve për veshjen që mbante kur i shoqi njoftoi largimin nga detyra. Agnese Landini kishte veshur një jelek të bardhë gjatë votimit për referendumin që u mbajt në Itali javën e kaluar. Ajo doli me të njëjtën veshje në darkë, krah të shoqit që njoftoi se do të dorëhiqej pasi dolën rezultatet.
Jeleku mban firmën “Ermanno Scervino” dhe kushton 730 euro. Komentuesit e cilësojnë shije të keqe në veshje, pavarësisht markës së njohur që mban. Dhe për më tepër, sipas komentuesve, Agnese duhej të ishte ndërruar dhe të mos dilte dy herë me të njëjtën veshje, edhe pse e shtrenjtë.
“Si ia del me rrogën e një mësueseje të vishet me marka të shtrenja?”, shkruajnë ata.



