Presidenti Meta dekoron pesë peshëngritës: Ishte sporti që arriti rekord botëror

Presidenti Meta dekoron pesë peshëngritës: Ishte sporti që arriti rekord botëror

Në dekorimet e radhës, Presidenti Ilir Meta u kthye tek karriera e tij e parë dhe pasioni i tij për peshëngritjen. Kreu i shtetit organizoi sot një ceremonie solemne për të vlerësuar pesë kampionë, rekordmenë dhe trajnerë të shquar të peshëngritjes shqiptare. Ferid Berberi, Hysen Cenaj, Muharrem Berisha, Myslym Myslymi dhe Leonard Toska u dekoruan me titullin “Mjeshtër Madh”.

Në fund të fjalës së tij, Meta iu drejtua qeverisë, se duhet të mbështesë më shumë dhe të rivlerësojë sportin e peshëngritjes, “që t’ia japim vendit kampionë që të ngrenë lart flamurin kombëtar”.

Pjesë nga deklarata e Presidentit Meta:

Peshëngritja meriton nderime të veçanta sepse ka qenë sporti, që arriti rekord botëror dhe ngriti Flamurin Kombëtar, si rrallë sporte të tjera.

Profesor Ferid Berberi, Hysen Cenaj, Muharrem Berisha, Myslym Myslymi dhe Leonard Toska janë pesë kampionë, rekordmenë dhe trajnerë kampionësh, një buqetë e jashtëzakonshme sportistësh të përmasave ndërkombëtare, që me kontributet dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura në një periudhë tepër të vështirë për vendin u shndërruan në model frymëzimi për peshëngritësit e rinj dhe burim krenarie për të gjithë ne.

I lumtur të vlerësoja këta sportistë e trajnerë të mëdhenj, e nëpërmjet tyre, të gjithë legjendat e peshëngritjes shqiptare, që aq shumë kontribuuan, që flamuri i Shqipërisë të ngrihej në arenën ndërkombëtare me krenari.

I kemi dhënë botës shumë kampionë, por duhet ta mbështesim edhe më shumë peshëngritjen shqiptare për t’i dhënë të tjerë rekordmenë, që të ngrenë lart Flamurin Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy