Lazimi: Në Shqipëri modelet e financimit janë atipike. Instrumentet financiare të investimeve duhen riparë

Lazimi: Në Shqipëri modelet e financimit janë atipike. Instrumentet financiare të investimeve duhen riparë

Teksa në Shqipëri kryeson kredia hipotekore nga qytetarët, Majlind Lazimi, ekspert i ekonomisë, është i mendimit se në Shqipëri modelet e financimit janë atipike.

Përmes skype në “MCN ecnomy”, Lazimi sugjeron që instrumentet financiare të investimeve duhen riparë.

Unë besoj që për momentin po të shikojmë shifrat e statistikave te INSTAT, qartazi një nga motorët e ri ekonomik ka të bëj me ndërtimin dhe kjo ka të bej me modelin e zhvillimit ekonomik që kemi tani, dhe qartazi bankat janë pjesë e këtij modeli dhe nuk do ishte diçka e lehtë.

Por nga ana tjetër kemi specifikat e caktuara që edhe për shkak të informalitetit të sektorit edhe për shkak të vet ekonomisë shqiptare, padyshim që një pjesë e financimit jo vetëm të nivelit rezidencial e komercial por edhe në sektorë të tjerë në hoteleri në rastin konkret, mund të kemi raste kur investimet nuk janë financuar me përqindje të caktuar nga bankat tipikisht me projekte strategjike të mëdha, modele ndërkombëtar të financimit janë gati 70% financim bankar, 30% afërisht mund të ishte financimi kapital nga kompanitë.

Në Shqipëri ky model është paksa jo tipik.

Nisur nga kjo, Lazimi beson se është e nevojshme ndryshimi i instrumenteve financiar të investimeve, qoftë në ndërtim por veçmas në atë të sektorit të hotelerisë.

Nga ana tjetër, unë besoj se kemi nevojë që ti rrezikojmë pak instrumentet financiar të investimeve në ndërtim tërësisht por edhe në sektorin hotelerisë në mënyrë specifike sepse shumë pak banka kanë atë që quhet “Project financy”, pra financim projekti. Pra praktikisht financimi është bërë në mënyrë konvencionale, me terma tregtarë dhe me kushte të kolateralit të cilat në raste konkrete në vende edhe qoftë të rajonit, vet projekti është kolateral i financimit jo asete që mund të ketë kompania në sektor të tjerë apo projekt të tjera.

Kështu që unë besoj se është një sektor që edhe për vet klimën aktuale, duke pas parasysh edhe vet perceptimin që kanë kryesisht investitorët vendas, qofshin edhe atë të huaj, që trendi i investimeve në sektorin e ndërtimit do vazhdoj të jetë i tillë.

Pastaj debati qëndron që mund të ketë dinamika të ndryshme brenda vendit, p.sh. brenda Tiranës në raport me ato që mund të jene në zonat turistike sepse dinamika e asaj që quhet cikli i biznesit dhe tregut që është i ndryshëm për shkak se kemi të bëjmë me tipologji të ndryshme ndërtimesh aq më tepër që duhet parë kërkesa me ofertën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy