GJKKO zbardh vendimin: Dënimi i Llallës do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme

GJKKO zbardh vendimin: Dënimi i Llallës do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (GJKKO), ka publikuar arsyetimin lidhur me dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Sipas deklaratës, Llalla është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Bazë të kësaj gjykata ka dhënë dënimin dy vjet burg për ish-kryeprokurorin. Sipas Gjykatës, dënimi do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për pesë vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Ish- kryeprokurori ka kohë brenda 15 ditëve që të bëjë ankimimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy