PS mbyll fushatën elektorale/ Luljeta Bozo: Kërkoj ta çoni votën tuaj në drejtimin e duhur! (VIDEO)

PS mbyll fushatën elektorale/ Luljeta Bozo: Kërkoj ta çoni votën tuaj në drejtimin e duhur! (VIDEO)

Partia socialiste zhvillon sot fushatën përmbyllëse elektorale në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. E para që mori fjalën në këtë fushatë, ishte Luljeta Bozo, e cila kryeson edhe listën e kandidatëve për deputet në Tiranë.

Nga sheshi kryesor i Tiranës ku edhe janë mbledhur mbështetës të shumtë të Partisë Socialiste, Bozo kërkoi votën e qytetarëve.

“Jam shumë krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez i cili ka punuar me devotshmëri për vendin. Një brez i heshtur që ka energjinë dhe pjekurinë për të qenë këshilltar për të gjitha fushat e jetës sonë. Ju ftoj të gjithëve të votojmë më 25 prill sepse jemi të lirë të lëvizin në sajë të vaksinave që siguroi qeveria jonë që na dha këtë mundësi të gëzojmë nipër e mbesa të hyjmë e të dalim. Armikun e padukshëm po e mposhtim avash avash.

Mendoj jemi në fund të fushatës sonë dhe mendoj se kemi bërë fushatë shumë qytetarë duke respektuar rregullat, duke vënë në qendër të vëmendjes shëndetin. Fushata jonë ka qenë brenda gjithë rregullave duke pasur gjithmonë në vëmendjen tonë të respektojmë njëri-tjetrin. Si gjyshe dhe shkencëtare nuk duhet të reshtim asnjë minutë, të punojmë që të realizojmë me sukses rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Të ndërtojmë, rrugë, porte dhe aeroporte që ta bëjnë më të bukur jetën tonë.

Edhe një fjalë të fundit si gjyshe dhe si shkencëtare mendoj vota jonë është shumë e rëndësishme, e shenjtë dhe individuale. Ajo duhet të shkojë në drejtimin e duhur për PS që është forca në progresiste në vendin tonë” deklaroi Bozo.

Pandeli Majko në fjalimin e tij gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë kërkoi bashkëpunim dhe bashkëqeverisje. Majko, i cili është i 19-ti në listë tha se opozita duhet të kthehet në sistem. Sipas tij opozita nuk duhet të shëtisë më rrugët, por bashkë t’i përvishen punës.

Na votoni sepse duke votuar për numrin 12 votoni mekanizimin më të fuqishëm për të ndryshuar Shqipërinë. Duke votuar 12 ju bëheni një shiringë kundër mikrobeve të së ardhmes. Ju votoni për një tullë më shumë në shtëpitë e rindërtuara, për një shpresë më shumë, që për të përndjekurit të vazhdojë dëmshpërblimi, që për pensionistë të rriten pensionet. Janë dy mandate që ne i kemi hedhur si skeletet e banesave dhe tani ka ardhur momenti që të gjithë bashkë në aleancën me qytetarët dhe me dorën karshi kundër kundërshtarëve tanë sepse data 25 nuk do të ketë vetëm fitimtarë numrin 12, por edhe ata që do të jenë humbës. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh.

Qeverisja e ardhshme nuk vjen vetëm si shuplakë por si dorë e shtrirë për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje sepse ne do të qeverisim dhe opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem. Boll shëtiti rrugët ka ardhur koha që së bashku ti përvishemi punës. Edhe ju që e keni me dyzim ia vlen apo jo ju them na votoni sepse do të ndryshojmë vetë për të ndryshuar Shqipërinë. 12 jeni ju jemi ne është PS e ardhmja e Shqipërisë”, tha Majko.

Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik për kryeqytetin, Erion Veliaj tha se më mirë të kesh patronazhistë që u shërbejnë njerëzve, se sa paramilitarë të Saliut dhe Ilirit që vrasin njerëz.

Në këtë shesh kemi parë patronazhistë të shkëlqyer, por kemi parë edhe paramilitarë, që në sheshet e Shqipërisë ekzekutojnë njerëz. Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist që i shërben njerëzve, se paramilitari i Saliut dhe i Ilir Metës, që i merr jetën njerëzve. Kjo është diferenca, në këtë fushatë ky është kontrasti, në këtë fushatë këto janë dallimet”, u shpreh Veliaj nga “Sheshi Skënderbej”.

Kreu i qeverisë Edi Rama, nw fushatwn e sotme deklaroi se mandatin e tretë nuk e kërkon për vete por të prishur mallkimin që ka shoqëruar shqiptarët në këto vite. Ai tha se mandati i tretë duhet edhe që ajo që ndodhi dje në Elbasan të mos përsëritet më kurrë.

Jeni thjesht të vendosur për të ardhur dhe për të na mbështetur. Çdo njeriu t’i japësh vlerën që ka njeriu ndërsa të turresh rrugëve për t’i ndaluar njerëzit sikur je një forcë nga ato paramilitaret në vendet ku thika e urrejtjes dhe ndasisë është future deri në kockë dhe pasi ndalon njerëz të lësh pas dhe viktima, do të thotë që njerëzit janë njerëzit vetëm kur futen në autokolonën tënde. Ky episode duhet t’i bëjë të gjithë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë I kanë bërë Shqipërisë prej 30 vitesh se në çfarë humnerash e kanë hedhur Shqipërinë.

Sa herë ka pasur humbje jetësh dhe plagë të shkaktuara, ato lidhen me ta.  Ata janë rruga e të shkuarës. PS është dera e të ardhmes. Kur njeriu shkon të votojë, gjykon mbi të tashmen dhe shpesh herë e tashmë e zvogëlon peshën që ka vota. Mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shtëpisë. Nuk I bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu dhe e bën të thotë nuk I votoj më këta. Mund të ketë shqetësim që sot do një punë më të mirë dhe nuk e ka. Dhe ndërkohë sheh të tjerë që kanë punë të mira dhe thotë nuk I votoj këta. Vota më 25 Prill, ka vetëm një drejtim PS. Unë i kuptoj të gjithë ata që janë të pakënaqur.

Dhe po thoja po nuk filloi shiu, ne kemi një problem. Ka shiu gjithë këto ditë që bie për të paralajmëruar breshërin e madh mbi kutinë e votimit më 25 Prill. Zgjedhja e secilit është të bëhet pjesë e këtij breshëri apo të qëndrojë në karvanin që gjithmonë e më shumë duket si i dalë në filmin Koncert në Vitin 1936.Shqipëria më 25 Prill, do të përballet me një test karakteri dhe shqiptarët do duhet të vendosin anën në të cilën do të gjenden në datën 26 sepse më 25 Prill është dita jo për të bashkuar kënaqësitë tona por për të bashkuar të gjitha pakënaqësitë tona dhe për t’i thënë vetes se ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur për ato që kemi bërë dhe do të ngjitemi më lart sepse ky është misioni unë dhe kjo është koha jonë.

Shumë kush thotë për çfarë e do Edi Rama mandatin e tretë. Mandati i tretë është për zbrapsur mallkimin e historisë sonë që gjithmonë iu shfaqet shqiptarëve në momente kritike dhe I josh drejt rrugëve të shkurtra që të nxjerrin gjatë. Mandati I tretë do të vulosë njëherë e mirë se ajo që ndodhi dje në Elbasan nuk do të shfaqet kurrë më. Kurrë më nuk do të ketë politikanë të cilët do të mund ta marrin përsipër të bëhen korrierët e atij mallkimi”, deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy