
Jonada Avdia kishte mbërritur në plazhin e Potamit vetëm një ditë para se skafi i drejtuar nga Arjan Tase ta godiste për vdekje në ujërat e Jonit. Sipas dëshmive që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, vajza ka qenë duke u larë se bashku me të atin vetëm pak metra nga bregu, kur një skaf i bardhë i ka ndarë. Helikat e motorit i kanë shkaktuar vogëlushes plagë të shumta në trup, duke çuar në vdekjen e saj të menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në zonën ku është kategorikisht e ndaluar për kalimin e mjeteve lundruese.
Deklarata e Bledar Avdiaj (babai)
Bledar Avdia (prindi fëmijës) ka rezultuar se familja Avdia ashkë me të afërm të tyre, një ditë më parë janë akomoduar për pushime verore në një hotel që ndodhet te rrethit i Potamit. Mëngjesin e datës 02.08.2022 ka dalë në plazh së bashku me familjarët e tij. Rreth orës 14.00 minuta Bledar Avdia shpjegon se ndërsa la qenë duke u larë bashkë me vajzën në afërsi rë bregut, ka parë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord, që ka parkuar në bregun e plazhit tek hotel “Tirana dhe ka parë se nga bordi i mjetit ka zbritur dhe ka parë dy burra, një grua dhe dy fëmijë që kanë hipur në skaf. Bledar Avdia shpjegon se shoferi i mjetit lundrues, pasi ka kaluar litarin me piketa, ka shkuar në drejtim të tyre dhe është futur me një shpejtësi skëterrë duke përçarë atë dhe vajzën, për ta marrë kthesën, ka goditur me motorët vajzën e tij, duke i shkaktuar prerje në gjithë trupin. Ka bërtitur dhe ka parë që drejtuesi është nisur të largohej, por është kthyer ka ndaluar skafin dhe ka ardhur në breg.
Deklarata e Emiliano Zeqirllarri (në lidhje familjare me viktimën)
Rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment. Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe o është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur të miturën me helikat e motorëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin “ndalo se e vrave, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Në këtë kohë Emiliano ka hyrë në det dhe e ka nxjerrë të miturën pa shenjë jete.
Deklarata e Silvana Malaj (pushuese)
Rreth orës 14:00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Ka parë se pas tyre ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti i ka kërkuar që të lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin é ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli. Më pas ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi vajzës bërtiste që të ndahej.



