Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, shpjegoi në studion e MCN Economy mënyrën sesi pastrohen paratë përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Buxhuku tha se është e domosdoshme të verifikohet origjina e parave fillestare.
Ne duhet të bëjmë një anatomi të atyre që i quajmë jorezidentë. Sa nga ta janë shqiptarë? Duhet parë sa janë me kombësi shqiptare? Të Kosovës, Malit të Zi etj.
Ne duhet t’i njohim kush janë blerësit tanë. Duhet të dimë se deri ku do shkojnë çmimet. Me këtë sasi parash, pse ti zgjedh Shqipërinë dhe jo një shtet tjetër. Arsyeja e parë është diferenca në çmim. Nuk e di si është me shtetet e tjera, ta quajmë të rajonit. Kolegia dha një shembull, që unë e pranoj, ka një hapësirë të madhe çmimesh. Duhet parë krahasimi se ku shkon.
Pastrim parash do të thotë që unë fus në qarkullim para të zeza dhe për to paguaj një taksë. Kjo nuk ka të bëjë me çmimin fundor. Mund të bëhet pyetja tjetër: ti që je blerës ku e ke origjinën e parave që ke blerë apartamentin.
Ti nuk kontrollon origjinën e parave fillestare, jo fundore. E gjithë bota e kontrollon, je i detyruar të japësh llogari për paratë që ke në gjendje. Në momentin që vjen një individ që thotë dua të blej një objekt, pyetja është më trego origjinën e parave.
Në momentin që le ta zëmë, blerësi vjen nga Gjermania, ti prezumon se verifikimi është kryer atje. Pastrimi i parave nuk ka lidhje me fundoren, ka lidhje fillimin.
Buxhuku u ndal edhe te ligji për turizmin, një pikë e të cilit fillimisht parashikonte taksimin e individëve që japin dhoma me qera në platformat AirBnB dhe Booking. Neni nga i cili qeveria u tërhoq më pas, sipas Buxhukut penalizon individë që nuk përfitojnë nga lehtësirat tatimore.
Sa i përket taksimit mendoj që është e parakohshme që të formalizohen në këtë mënyrë. I gjithë sistemi hotelier përfiton nga TVSH 6% në shërbime. Një person që jep një dhomë me qira nuk përfiton nga kjo lehtësi. Një numër i madh hotelesh kanë përfituar nga investitorët strategjikë. Është një kompleks shërbimesh që janë siguruar nga shteti. Nga kjo industri e turizmit duhet të përfitojnë të gjithë, nuk duhet të përqendrohen vetëm në disa duar.



