Disa persona dyshohet të kenë mbetur të vrarë në një sulm me armë në Meksikë. Një person ka qëlluar nëpërmjet dritares në drejtim të një grupi njerëzish që po festonin brenda një klubi nate në Kankun.
Të shtënat janë regjistruar në klubin “Blue parrot” në Playa Del Carmen.
Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kanë parë pesë persona të vriten gjatë sulmit, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase.
Një dixhej që ishte pjesë e festivalit, i njohur me pseudonimin "Jackmaster", shkroi në Tuiter se “dikush ka hapur zjarr në klubin e Playa Del Carmen. Janë 4-5 të vrarë dhe shumë të plagosur”.
