Shpërndanin drogë në zonën e Unazës së Re dhe Yzberishtit, 3 të arrestuar në Tiranë

Shpërndanin drogë në zonën e Unazës së Re dhe Yzberishtit, 3 të arrestuar në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Portions”, ka goditur në rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, duke vënë në pranga tre persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Portions”, gjatë të cilit është goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në rrugën “Tre Dëshmorët”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M., është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kanabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.

Lidhur me këtë raste materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy