
Julian Kazazi drejtuesi artistik i Cirkut, duke folur në emisionin “Fol” në MCN Tv, deklaroi se Ministria e Kulturës e ka shitur pronën e Cirkut. Duke vijuar shpjegimin e tij, Kazazi tha se ish-titullari i Cirkut, Ilirian Gjini ishte një person partiak që nuk kishte lidhje me Cirkun dhe kishte ardhur me misionin për të mbajtur të fshehur vendimin e Gjykatës për të mos lejuar Ministrinë e Kulturës të ankimonte vendimin.
Ne e kemi shprehur që Ministria e Kulturës e ka shitur pronën e Cirkut. Kjo ministri, kemi një vit që jemi pa çadër, këto problematika i kemi pasur, por deri në këto momente s’ka arritur ta marrë as pronari as përmbarimi pasi ministria i ka dalë ballë. Prej një viti, ministria e Kulturës nuk është paraqitur as në seancat gjyqësore. Një vendim Gjykate nuk u ankimua nga zyrtarët e ministrisë së Kulturës me në krye ish-titullarin e cirkut Kombëtar që e shollën për shkatërrimin e cirkut, emri i tij Ilirian Gjini. Ai nuk kishte lidhje me Cirkun, ishte person partiak, e sollën dhe kishte ardhur me misionin për të mbajtur të fshehur vendimin e Gjykatës për të mos lejuar Ministrinë e Kulturës të ankimonte vendimin.



