Masakër në Mianmar, vriten 30 persona dhe zhduken dy anëtarët e grupit humanitar “Save the Children”

Masakër në Mianmar, vriten 30 persona dhe zhduken dy anëtarët e grupit humanitar “Save the Children”

Të paktën 30 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në shtetin lindor të Mianmarit , Kayah, të premten, sipas Karenni Human Rights Group, dhe dy anëtarë të grupit ndërkombëtar humanitar “Save the Children” janë ende të zhdukur.

"Eshtrat e djegura" u zbuluan dhe u identifikuan pranë qytetit Hpruso në shtet, i njohur gjithashtu si Karenni, më 25 dhjetor, sipas grupit.

Qeveria e Unitetit Kombëtar të Mianmarit (NUG) e quajti atë një "masakër të Krishtlindjeve në shtetin Karenni", duke deklaruar se trupat e juntës "arrestuan një numër të pakonfirmuar [fshatarësh] dhe udhëtarësh dhe shkatërruan pronat e tyre".

“Ndërsa bota feston Krishtlindjet dhe mesazhin e saj për paqen, NUG-ja përsërit kërkesat e saj ndaj komunitetit ndërkombëtar që të veprojë menjëherë dhe me vendosmëri për t'i dhënë fund krimeve të luftës të përshkallëzuara të juntës ushtarake dhe krimeve kundër njerëzimit kundër popullit të Mianmarit”, shtohet në deklaratën e NUG-së.

Ushtria e Mianmarit, e cila mori pushtetin e vendit në një grusht shteti të 1 shkurtit , tha se kishte qëlluar dhe vrarë një numër të paspecifikuar "terroristësh me armë" nga forcat e armatosura të opozitës në fshat, sipas medias shtetërore. Njerëzit ishin në shtatë automjete dhe nuk u ndalën për ushtrinë, tha ajo.

Forca e Mbrojtjes Kombëtare Karenni, një nga më të mëdhatë e disa milicive civile, i tha Reuters se të vdekurit nuk ishin anëtarë të tyre, por civilë që kërkonin strehim nga konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy