Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Nju Jorkut pasi stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.
Shumë prej stacioneve të metrove, rrugë dhe autostrada të qytetit janë përmbytur, ndërsa një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten.
"Kjo është një stuhi e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën", tha guvernatori Kathy Hochul.
Uji arriti në 20 centimetra në disa zona, ndërkohë që paralajmërohet për rritje të këtij niveli.
Nuk ka raportime për vdekje apo lëndime kritike.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur gjithashtu në qytetin Hoboken të Nju Xhersit, pikërisht përtej lumit Hudson nga qyteti i Nju Jorkut.



