Pas kryeministrit britanik Boris Xhonson, edhe ministri i Shëndetësisë, Mat Hancock ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ashtu si kreu i qeverisë britanike, edhe ai është duke u izoluar në shtëpi dhe simptomat e tij thuhet se janë të lehta.
Kryeministri ka pasur kontakte të ngushta me figurat kryesore të kabinetit përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë, duke ngritur shqetësime mbi atë se çfarë mund të ndodhë në qeveri dhe në parlament.
Johnson po vazhdon të punojë nga shtëpia, pavarësisht se BBC raporton se banesa e tij në Downing Street është e mbyllur.
Mediat britanike kanë ngritur shqetësime edhe për shëndetin e të fejuarës së tij, Carrie e cila raportohet se është tre muajshe shtatzënë.
Ajo vazhdon të jetë nën vëzhgim të kujdesshëm nga stafi mjekësor, por ende nuk dihet nëse është infektuar me Covid-19.



