Një tentativë grabitjeje është shënuar në mes të ditës tek mbikalimi i Fushë Krujës.
Rreth orës 12:00 të 10 prillit, persona të paidentifikuar i kanë dalë para një makine, e cila drejtohej nga një 50 vjeçar me qëllim grabitjen.
Në moment shtetasi B.D nga Fushë Kruja ka devijuar duke mos ndaluar.
“Në ikje e sipër të 50-vjeçarit autorët kanë qëlluar me armë automjetin e tij, në pjesën e përparme” informon policia e Durrësit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



