
Uragani “Grace” që përshkoi Meksikën lindore ka shkaktuar të paktën tetë viktima.
Uragani me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka sjellë ndërprerje të energjisë dhe përmbytje.
Vdekjet dhe dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët kur “Grace” preku tokën sot në mëngjes.
Në Xalapa, shumë rrugë u bënë lumenj balte.
Stuhia solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë kur arriti në bregun e Meksikës.
Nga tetë personat e vrarë, gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje, thanë zyrtarët e qeverisë shtetërore.
Uragani më pas u kthye në një stuhi tropikale ndërsa lëvizte në brendësi të vendit.
Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet u raportuan se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa “Grace” udhëtonte në veri të Mexico City.



