Meka: Po ushtrohet presion urban dhe ekonomik tek zonat që kanë zhvillim. Reformat s’janë në favor të shoqërisë

Meka: Po ushtrohet presion urban dhe ekonomik tek zonat që kanë zhvillim. Reformat s’janë në favor të shoqërisë

Eksperti i financave Elvin Meka tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se po ushtrohet presion urban, social dhe ekonomik drejt qendrave që janë më të zhvilluara dhe ofrojnë mundësi.

Më tej, Meka tha se veç dëmeve qëkrijohen tek zonat që shpopullohen, krijohen probleme dhe kosto të shtuara për banorët që jetojnë në zonat e zhvilluara.  

Përtej konceptit të shpopullimit të qendrave urbane periferike si pasojë jo vetëm e reformës territoriale, por edhe si pasojë e hartës së re gjyqësore vëmë re një rritje të punësuarve në shtet. Kemi më pak shërbime, më pak institucione, por më shumë njerëz që punojnë në shtet. Shqipëria teknikisht, minimalisht ka dy herë më shumë njerëz të punësuar në administratë nga sa duhet të jenë.

Këto reforma duken që janë jo në favor të shoqërisë shqiptare, por për të vjelë përfitime afatshkurtra dhe për të qendërzuar pushtetin.

Popullata në qarqe me një reliev të thyer dhe me pak mundësi për t'u marrë me bujqësi, blegtori patjetër që popullata do të jetë më e rallë se në qytetet fushore. Qarku i Fierit është i dyti ose i treti më i madh dhe më i zhvilluar.

Po ushtrohet presion urban, social, ekonomik drejt qendrave që janë më të zhvilluara dhe ofrojnë mundësi, por që rrisin konkurrencën shpesh dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në qarqe të caktuara mund të kemi 10 konkurrentë për një vend pune, ndërkohë në ca të tjera janë 1 me 1. I gjithë ky presion jep efekte në jetën sociale dhe ekonomike dhe do ketë pasoja sociale që lidhen me krimin. Në Tiranë, Durrës, Fier edhe çmimet e banesave janë krejt jashtë realitetit dhe kjo vjen si pasojë e këtij presioni.

Jo vetëm bëhet dëmi tek shpopullimi i zonave, por ushtrohet presion në zonat që kanë një farë zhvillimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy