Duke filluar nga kjo fundjavë por edhe ditët në vijim gradualisht mbi vendin tonë do të fillojnë të depërtojnë masa ajrore të acarta me origjinë siberiane.
Shërbimi meteorologjik Ushtarak njofton se duke filluar nga dita e diel por edhe java në vijim, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por njëkohësisht me rënie të temperaturave të cilat do të prekin vlerat negative në një pjesë të madhe të vendit.
Vlen për tu theksuar gjithashtu se për këtë fundjavë parashikohet edhe erë tepër intensive me shpejtësi mesatare 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me rrahje arrijnë deri në 15-20m/s.



