Kuvendi është mbledhur sot në seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar me 82 vota anëtarët e Komisioneve të Vettingut.
Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta dhe pas verifikimit të prezencës, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka anoncuar nisjen e votimit që ka përfunduar brenda pak minutash.
Deputetët e mazhorancës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre, ndërsa 6 të tjerët i përkasin opozitës.
Nga radhët e mazhorancës, emrat e propozuar janë:
Pandeli Majko, PS
Evis Kushi, PS
Ulsi Manja, PS
Bashkim Fino, PS
Luan Rama, LSI
Mesila Doda, PDIU
LSI sakrifikoi një prej emrave të saj për komisionin 12 anëtarësh, deputetes, Silva Caka duke futur në komision deputeten PDIU Mesila Dodën.
Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë, PS ka propozuar Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin, ndërsa LSI Vangjel Tavon.
Ngritja e dy komisioneve u miratua me 82 vota nga ana e deputetëve të pranishëm në séance plenare.
Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita.
Ndërkohë neser Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.



