I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mbrëmjen e 25 janarit pritet të qëndrojë në Prishtinë, raporton Radio Evropa e Lirë nga burimet në Bruksel.
Diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak dhe Borrell kanë mirëpritur qëndrimet e presidentit serb sa i takon propozimit europian për planin franko-gjerman.



