Forumi i Dialogut Politik/ Ramaj: Synojmë një tryezë të përbashkët. Në fokus Kodi, Territorialja dhe mbështetja për drejtësinë

Forumi i Dialogut Politik/ Ramaj: Synojmë një tryezë të përbashkët. Në fokus Kodi, Territorialja dhe mbështetja për drejtësinë

Anëtari i Forumit për Dialogun Politik Redi Ramaj tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se synohet që përmes negociatave me partitë politike opozitare të dilet me një tryezë mendimesh, ku forcat të gjejnë emërues të përbashkët. Ramaj tha se lidershipi i partive është çështje e brendshme e partive dhe nuk do të negociohet. Ai shpalosi tre çështjet kryesore që ka identifikuar ky forum, që janë Kodi Zgjedhor dhe zgjedhjet e lira, reforma territoriale dhe mbështetja për drejtësinë. 

 

“Mendojmë duke pare artikulimin e partive, duke patur diskutime të vazhdueshme me individë të këtyre grupimeve, artikulohen në publik qëndrime që mund t’i bashkojnë partitë. Përmes negociatave të marrim nga ata element përbashkues dhe synimi është që të dalim në një tryezë mendimesh, e koordinuar për të pasur dialog midis opozitës, dhe aty të shprehen qëndrime të përbashkëta që u vlejnë faktorëve opozitare. 

 

Synimi është që forcat që janë të kenë emërues të përbashkët, momente që duan t’i shpalosin si grupim dhe jo si parti të caktuara, sic janë në këtë moment. Rruga s’është e lehtë, ka ndasi të mëdha, kanë debate për emrat, liderët, mënyrën e qasjes me zgjedhjet dhe pushtetin, por ne mendojmë që ka element dhe artikulim të përbashkët që mund t’i lidhë në qëndrim unifikues. S’duam të përfitojmë ne politikisht por që qytetari të ketë një interes. 

 

I jemi futur kësaj rruge për të arritur diçka të përgjithshme, jo individuale. Një pjesë e madhe e votuesve opozitarë s’ka orientim, kjo na motivon që t’i japim një qëndrim më motivues. Ka elementë përbashkues, pastaj liderët e partive duhet të dalin përtej egove personale. Çështja e lidershipit s’varet nga ne, nga një apo disa tryeza. 

 

Kjo është çështje e brendshme e partive. Ne do negociojmë me lidershipin që është, por kjo mund të sjellë demokratizim. Shmangim situatën që lidhet me problemet që kanë liderët e opozitës me njëri-tjetrin. Partitë kanë kauza më të mëdha se emri i liderit. Partia e Lapajt do kishte 7 mandate, dhe kjo lidhet me sistemin që s’i jep mundësinë të konkurrojë. 

 

Kemi shpalosur tre momente: Kodi Zgjedhor, zgjedhjet e lira dhe të barabarta. E dyta: Reforma territoriale që po hidhet për diskutim shpejt. Pika e tretë që mendojmë që ka emërues së përbashkët lidhet me reformën në drejtësi, mbështetjen ndaj SPAK dhe GJKKO. Shpresojmë që tryezën e përbashkët ta organizojmë shpejt. Do ketë një kohë negocimi me partitë, ku do t’i thërrasim në tryezë të përbashkët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy