Durrës, burri vret gruan: E shtyva në gjaknxehtësi e sipër

Durrës, burri vret gruan: E shtyva në gjaknxehtësi e sipër

Një krim në familje ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen numër 15, ku viktimë e dhunës së bashkëshortit mbeti Adriana Shaholli, 40 vjeçe.

Sipas policisë, Shaholli u paraqit në  Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës rreth orës 19:55 me plagë në kokë, dhe për pasojë ndërroi jetë pak minuta më pas.

Policia bëri të ditur se autori i dyshuar i dhunës që i shkaktoi vdekjen gruas është bashkëshorti i saj, Çlirim Shaholli, 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Ndërsa vetë Shaholli ka thënë se në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë të shoqen, e cila është rrëzuar dhe ka rënë me kokë në dysheme.

Çifti Shaholli janë prindër të 6 fëmijëve të mitur, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e krimit. Familja jetonte në kushte varfërie, pasi e vetmja që punonte ishte viktima. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy