Gjykata Supreme lejon ekstradimin e Ballistit në Serbi

Gjykata Supreme lejon ekstradimin e Ballistit në Serbi

Gjykata Supreme e Kroacisë ka lejuar ekstradimin e shtetasit të Shqipërisë, Ismail Morinës – Ballistit, në Serbi. Ai kërkohej nga Serbia për shkak të lancimit të një droni, që sipas drejtësisë serbe ka shkaktuar trazira në ndeshjen futbollistike ndërmjet Serbisë e Shqipërisë më 2014.

Por vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Drejtësisë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Hina, transmeton Koha.net.

Morina, sipas fletarrestit, u kap në qershor të sivjetshëm në territorin e Dubrovnikut. Serbia atë e ngarkon se para tri vjetësh duke dirigjuar një dron që, sipas autoriteteve serbe, kishte mesazhe nacionaliste që pasqyrohej përmes hartës së Shqipërisë së Madhe, për ç’arsye qe ndërprerë ndeshja futbollistike midis përfaqësueseve të Serbisë e të Shqipërisë në Beograd, për pasojë ndodhën trazira midis tifozëve.

Gjykata e Qarkut e Dubrovnikut lejoi ekstradimin e tij në Serbi që në korrik të sivjetshëm, kur u konstatua se janë përmbushur kushtet gjyqësore, por pas ankesës së Morinës në Gjykatën Supreme e anuloi këtë vendim dhe rastin e ktheu për rigjykim.

Edhe në procedurën e ripërsëritur Gjykata e Dubrovnikut lejoi ekstradimin. Por, Morina sërish u ankua, ndërsa Gjykata Supreme vendosi që ankesa e tij ishte e pabazë, përkatësisht se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për ekstradim. Por, vendimin përfundimtar e merr ministri i Drejtësisë, thekson Hina.

“Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuara se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Suprenem të publikuar sot në faqen e internetit.

Gjykata ka gjetur po ashtu se nga pohimi që ka parashtruar Morina në ankesën e tij “se nuk mund të supozohet me arsye se personi për ekstradim në Republikën e Serbisë, vetëm pse është shqiptar dhe për shkak të bindjeve të veta politike do të jetë i diskriminuar gjatë gjykimit, përkatësisht se për këtë shkak do të ketë pozitë të vështirësuar”.

Vendimin e tij Gjykata Supreme duhet t’ia përcjell gjykatës së shkallës së parë në Dubrovnik, e cila pastaj duhet ta informojë për çdo gjë- ministrin e Drejtësisë, që ai të ndërmarrë vendimin përfundimtar.

Sipas një informate jozyrtarem Morina në ndërkohë ka kërkuar azil në Kroaci, që do të mund të ndikonte në vendimin përfundimtar për ekstradim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy