
Përgjatë vitit 2025, rritja e pagave në tremujorin e tretë, ka qenë më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT gjatë tremujorit të tretë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.300 lekë, me një rritje prej 7,3 %. Sakaq një vit më pare gjatë tremujorit të tretë rritja kishte qenë 8.36%.
Gjatë tremujorit të tretë 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta.
Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin në grup aktivitetet ekonomike: Aktivitetet Financiare dhe të Sigurim IT; Informacioni dhe komunikacioni; Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” ; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetës.
Rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e ndërtimit, me një rritje prej 12,8 % dhe rritja më e vogël ishte në aktivitetin e Administratës publike.



