Gjyqtari i Apelit të Tiranës, i ndaluar për akuzën e korrupsionit aktiv, doli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për vlerësim të masës së sigurisë. Gjykata ka vendosur të lërë në burg gjyqtarin Miri, i cili akuzohet se ka ndikuar në lirimin e Gentian Dodës, i dënuar me 20 vjet burg për dy vrasje. Kjo është bërë falë ndryshimit të klasifikimit të veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë”.
Prokuroria kërkon arrest me burg ndaj gjyqtarit. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Miri u arrestua mbrëmjen e 9 nëntorit, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij iu gjetën 300 milionë lekë.



