
Studiuesi Ahlino Palushi tha në studion e MCN Informacion se është shumë e rëndësishme që objektet dhe monumentet e bëra nga paraardhësit tanë të sillen pranë brezit të ri, në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen pasi i takon atyre t'i çojnë përpara.
Përderisa ne kemi sot e kësaj dite monumente, objekte interesante që janë bërë me mund nga paraardhësit tanë, të përpiqemi, që Çena me punën e tij nëpërmjet ndërhyrjeve, konsolidimeve, shpëtimeve, studimeve dhe shkrimeve të sillen pranë brezit të ri, t’i ndërgjegjësojmë dhe të jenë ata që do i çojnë përpara. Kjo është shumë e thjeshtë sa i përket një shoqërie të qytetëruar dhe avancuar tek e cila ne pretendojmë se jemi pjesë.
Për Palushin, Prespa është një park arkeologjik nga ku po zbulohen gjëra të rëndësishme të cilat datojnë nga periudha e bronzit deri në atë bizantine.
Prespa, nuk e teprojnë nëse themi që është një park arkeologjik, një sajt arkeologjik. Nga 2009 është në ekspeditë e përbashkët shqiptaro-greke që bën sondazhe dhe ka avancuar me gërmime duke nxjerrë në dritë gjëra interesantë dhe të rëndësishme që janë nga periudha e bronzit deri në periudhën bizantine.
Sipas Palushit, Kisha e Maligradit është e vetmja e ruajtur në mënyrë të shkëlqyer sa i përket periudhës bizantine.
Kisha e Maligradit është shumë e rëndësishme për ne, por edhe për artin e krishterë, sa i përket arkitekturës, pikturës dhe ikonografisë.
Është e rëndësishme se e vetmja e ruajtur në mënyrë të shkëlqyer sa i përket periudhës bizantine.
Një kolegu ynë, Andi Spahia piktor thotë sikur vetëm për konsolidim të ndërhysh tek të gjitha, vetëm të konsolidohen.
Më tej, studiuesi Palushi tha se pjesa e viteve '90 ka qenë shkatërrimtare.
Pjesa e viteve ’90 ka qenë shkatërrimtare, kanë humbur ikonostase të tëra, kisha të tëra, ikona pa fund.



