Delegacioni i BE-së në Shqipëri thirrje institucioneve: Nxirrni para drejtësisë personat e përfshirë në korrupsion

Delegacioni i BE-së në Shqipëri thirrje institucioneve: Nxirrni para drejtësisë personat e përfshirë në korrupsion

Delegacioni i Bashkimit Europian ën Tiranë ka dhënë një mesazh në lidhje me “Ditën kundër korrupsionit”.

Në mesazhin e tij, Delegacioni Europian bëri thirrje për institucionet që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.

“Korrupsioni shteron burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy