Shumica e “çyrykëve”!/ Në 2025 votuan 340 mijë gra më pak se në 2021 (VIDEO)

Shumica e “çyrykëve”!/ Në 2025 votuan 340 mijë gra më pak se në 2021 (VIDEO)

“Po deshe të mbarohet puna, merr një grua”, kryetema e fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 11 Majit, përpos pasaportës europiane, ishin gratë, jo vetëm si pjesëmarrëse në votim, por edhe shtylla kryesore për të ardhmen politike të vendit.

Socialistët i hapën aktivitetet e tyre që në ditën e parë, duke zhvilluar 12 mitingje njëkohësisht me gratë e çdo qarku, duke dhënë sinjalin se në këto zgjedhje, vota e tyre do të ishte vendimtare.

Nga Tirana, Rama parashikoi se gratë do të zgjidhnin flamurin kombëtar dhe jo “kënetën” e opozitës, ndërsa u kërkoi votën me premtimin se në 2030, Shqipëria do të ketë një kryeministre grua.

Burrave nga ana tjetër, kryeministri nuk ua kursye etiketimet, duke i quajtur “çyrykë” dhe “budallenj”.

Në fund të dhënat treguan një realitet tjetër: Vetëm 42.80% e zgjedhësve që votuan më 11 maj ishin gra, e përkthyer në shifra, 441 mijë e 327. Pjesa tjetër 58%, pra më shumë se shumica që edhe përcaktuan rezultatin final, ishin meshkuj.

Retorika e vazhdueshme e kryeministrit se gratë janë ato që vendosin, nuk u përkthye në një rritje të pjesëmarrjes së tyre. Përkundrazi krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, numri i grave që votuan ra me mbi 340 mijë.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ, në2021, 44.99 % e votuesve ishin gra, 799 mijë e 094 vota.

Edhe në qarkun e Dibrës ku kryeministri sulmoi drejtpërdrejt burrat, sërish përqindja e votuesve gra ra nga 53.44% në 2021, në 51.72% këtë vit.

Megjithatë Dibra rezultoi si qarku ku socialistët jo vetëm nuk humbën, por fituan, duke përmbysur rezultatin e katër viteve më parë, në favor të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy