Basha: Berisha është i dëshpëruar, jemi të përgatitur për të gjithë skenarët

Basha: Berisha është i dëshpëruar, jemi të përgatitur për të gjithë skenarët

Lulzim Basha tha sot se partia që drejton është e përgatitur për çdo situatë, përfshirë edhe incidentin që ndodhi sot në selinë blu, ku Fation Dauti, një nga mbështetësit e Beirshës hapi me forcë derën e një prej sallave në të cilën më pas u zhvillua mbledhja e Komisionit të Rithemelimit. Basha e cilësoi aktin një shfaqje e dëshpëruar e Berishës.

PD i ka gati të gjithë skenarët për t’u përballur në çdo situatë. I bëj thirrje autoriteteve të veprojnë për personat me vepra penale që ishin sot në PD. Fation Dauti është një figurë e skeduar në Britaninë e Madhe. Dyert e PD do mbeten të hapura, që duan të bëjnë betejën me Edi Ramën, për zbardhjen e masakrës zgjedhore, për t’i kthyer votën shqiptarëve, parlamentin dhe qeverinë që meritojnë.

Betejë për të luftuar kundër mjerimit që po pllakos kudo. Spektaklet e trekëndëshit të Bermundës janë shfaqje e dëshpërimit të tyre, i dëshpëruar është Sali Berisha siç e patë dje.

Edhe më i dëshpëruar është Edi Rama jo sepse i është djegur karta me të cilën ka luftuar dy palë zgjedhje, por sepse e di që trekëndëshi do merret me radhë dhe kur bie baza do bien edhe brinjët e tjera të trekëndëshit” u shpreh Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy