
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi gjatë konferencës me kryeminisatrin Edi Rama ka folur poër zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se rezultati duhet të jetë i qartë dhe të hetohet çdo parregullsi. Ndërkaq ai theksoi se pa një parlament të plotë nuk mund të ecet përpara drejt BE.
“Ne kemi një ambasador të mirë në Shqipëri dhe jam krenar që kam mundësinë të punoj me të. E ndjek punën e tij dhe jemi në kontakt të vazxhdueëshëm kemi qenë në kontakt dhe për zgjedgjet. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe mendoj se pas një fushate të zjarrtë dhe debate të zjarrta na nevojiten rezultate të qarta.
Ne dëshirojmë të shikojmë të gjitha pamundësitë qoftë për blerjen e mundshme të votave që të ndiqen nga autoritetet por pas kërtij procesi na duhen rezultatet përfundimtare pas rezultateve dhe kuvendi të fillojë nga puna për reformat e Be. Pa një parlament të plotë nuk mund të ecet përpara drejt bashkimit europian”, tha ai.
Nga ana e tij kryeministri Edi Rama i ka shtrirë sërish dorën për bashkëpunim pa kushte drejtuar PD.
"Bindja dhe vullneti im është që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në luftën e brendshme politike, PS do e braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, bajate, bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin, ne do të fokusohemi te punët e mëdha për të cilat jemi votuar dhe do e mbajmë dorën e shtrirë pa asnjë ndërprerje për PD. PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë, për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën se si mund të kontribuojmë bashkarisht për të shtyrë përpara punët dhe integrimin në BE. Qëndroj larg nga polemikat e lodhshme mes partive për partitë dhe me partitë, Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial për të kaluar në një nivel tjetër, mandatin e kemi marrë për ta ngjitur atë në majë", tha Rama.



