Ministri Dervishaj porosit drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimri (FOTO)

Ministri Dervishaj porosit drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimri (FOTO)

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, ka vazhduar me ndjekjen në terren të situatës së krijuar nga moti i keq. Gjatë ditës së sotme, ai inspektoi rrugën Pukë-Tropojë- Qafa e Malit.

Ministri deklaroi se të gjitha akset kombëtare janë të hapura, por porositi drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimri.

"Të gjitha akset kombetare dhe ky aks jane te hapura. Kemi marre masat ne gjithe vendin dhe situata nuk eshte problematike. Nuk duhet te harrojme se jemi ne kushte dimri, dhe shoferet duhet te kete kujdes ne zona te caktuara. Qarkullimi ne disa zona duhet te jete me masat e duhura zinxhire dhe goma dimri. Jemi ne gadishmeri maksimale bashke me institucione te tjera, policine, emergjencat dhe bashkite. Në perfundim te situates do te bejme edhe nje vleresim si u be perballimi situates nga gjithe faktoret. Probleme ka patur ne rajon dhe ne Europe", deklaroi Dervishaj.

Në këtë inspektim Dervishaj shoqërohej nga deputeti socialist Pjerin Ndreu dhe Prefekti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy