Votuesit zviceranë miratuan ligjin e ri për diskriminimin bazuar në orientimin seksual. Po-ja në referendumin që u bë, i cili u kërkua nga një parti konservatore në kundërshtim me ligjin, fitoi me 62%, sipas parashikimeve të institutit gfs.bern të publikuara menjëherë pas mbylljes së sondazheve.
Rishikimi i ligjit, i miratuar nga parlamenti dhe i mbështetur nga qeveria, paraqet në mënyrë të qartë ndalimin e diskriminimit bazuar në orientimin seksual në Kodin Penal dhe synon të mbrojë njerëzit LGBT. Rishikimi i ligjit penal tashmë ndëshkon ata që, me akte ose deklarata, diskreditojnë publikisht një person ose grup njerëzish në bazë të racës, përkatësisë etnike ose fesë. Kundër këtij ligji, Unioni Demokratik Federativ, një parti e vogël e krishterë konservatore, ka filluar një referendum duke kërkuar lirinë e shprehjes.
Sipas sondazheve, ndryshimi gëzon mbështetjen e rreth 65% të votuesve.



