
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është bërë pjesë e spoteve elektorale të Partisë Socialiste. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Pipero tha se edhe pse nuk e ka deklaruar votën, ka qenë historikisht I majtë. Mjeku shtoi se po përdor imazhin e tij për të dhënë mesazhe dhe se kushdo ta kishte propozuar do ta kisha bërë.
Pjesë nga intervista:
Ju jeni ndjerë keq që nuk keni qenë tek Kmiteti Teknik i Ekspertëve. Ka bërë një spot dhe i thotë shqiptarëve votoni PS?
Pipero: Këtë pyetje duhet t’ia bëni mediave që Pëllumbin e ka kthyer nga një mjek në personazh. Ky imazh nëse i shërben vaksinimit të popullatës pavarësisht ndërhyrjes së politikës unë kam votuar për vaksinimin. Nuk kam thënë dhe nuk kam deklaruar votën edhe pse jam historikisht i majtë. Imazhi që më keni krijuar ju për të dhënë mesazhe besoj që kushdo ta kishte propozuar do ta kisha bërë.
Sikur të të marrë Basha dhe të thotë votoni jetën do thoshe po apo jo?
Pipero: Unë gjithnjë sa herë të dal do ti them qytetarëve vaksinohuni. Nuk besoj që PD e bën këtë. Qëllimi për mua është vaksinimi. Pëllumbi ka një personalitet dhe një votë, vota është e fshehtë. Nëse imazhi im ka shërbyer për të dhënë një mesazh unë e kam marrë fitoren. Unë nuk do ta lidh në asnjë moment vaksinimin me fitoren.
Nuk është kollaj të bësh film, unë si gazetar nuk kemi dëgjuar një të thotë mos u vaksinoni, na thuaj një?
Pipero: Është një mesazh shumë i mirë për të gjithë. Kam mbi një muaj që u them politikanëve që kanë folur para specialistëve dhe më shumë se ne dhe janë marrë me pjesë shumë teknike, pjesa teknike i takon specialistëve.



