Xhixho: Veliaj duhet të hetohet për inceneratorin e Tiranës dhe ‘5D’, po paguajmë ende për aferat korruptive (VIDEO)

Xhixho: Veliaj duhet të hetohet për inceneratorin e Tiranës dhe ‘5D’, po paguajmë ende për aferat korruptive (VIDEO)

Erisa Xhixho nënkryetare e PL në ‘MCN Live’ ka komentuar paraqitjen dhe qëndrimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nëj ditë më parë në SPAK për të cilin u shpreh se ka qenë opozita ajo që ka denoncuar me fakte aferën e inceneratorit të Tiarnës dhe kryebashkiaku duhet të hetohet patjetër për këtë dhe aferën 5D.

Ajo tha se ne ende jemi duke paguar miliona euro për megaaferat korruptive, teksa theksoi se paratë e buxhetit duhet të shkojnë për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.

Sipas saj vjedhja dhe korrupsioni i kësaj maxhorance ka arritur në limite, paratë janë por nuk përdoren për këto sektorë ku duhet të shkojnë.

Së pari dosjet që akuzohet Veliaj është LSI që ka denoncuar me fakte dhe prova konkrete se si kjo megaskema e inceneratorëve e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në mënyrë të koordinuar ku 17 vendime në një ditë ka dhënë Rama dhe ende nuk hetohet.

Kjo megaaferë që ka firmën e kryetarit të bashkisë pikërisht ka qenë ajo firmë që i ka dhënë dritën jeshile inceneratorit fantazëm që nuk ekziston në Tiranë.

Për këtë duhet të pyetet dhe hetohet Veliaj, apo skema shumë flagrante e vjedhjes përmes aferës 5D të 5 drejtorëve që vodhën paratë e qytetarëve më të varfër në Evropë dhe kjo për mua është krim që kanë që nga 2021 dhe janë skema korruptive ku padyshim është i përfshirë dhe aksesh nuk është naiv të besojë që këto skema të jenë bërë pa dijeninë e Veliajt dhe Ramës.

Më tej ajo shtoi se jemi ende duke paguar miliona euro për megaafera korruptive dhe se kjo maxhorancë e ka çuar vjedhjen dhe korrupsionin në limite.

Qytetarët me të drejtë thonë se kur apo si PL premton gjithë këto gjëra si do i realizojnë, por në fakt lekët aty janë sepse ne vazhdojmë ende të paguajmë miliona euro për megaafera korruptive. Në vend që lekët që është buxheti më i madh 2025 që është vërtetë më i madhi por kjo për shkak të taksave tona, po ku shkojnë këto para.

Çështja është se buxheti duhet të shkojnë te arsimi, shëndetësia, sepse nuk mbahen mjekët duke u mbajtur peng diplomat, bujqësia, mirë që i vodhe me IPARD që ka krijuar një skemë shumë të afektueshme për fermerët, tani jo vetëm që se financon por dhe i vjedh dhe taksat, pra vjedhja korrupsioni i kësaj maxhorance ka arritur në limite, paratë janë por nuk përdoren për këto sektorë ku duhet të shkojnë.

Ne duhet të biem dakord që të kemi një pakt kombëtar për arsimin, që politikat që kush vjen në qeveri ka këtë plan për arsimin dhe ai nuk preket. Në gjendjen ku jemi ne sot, kemi braktisje dhe analfabetëzm të lartë. Ne jemi në një gjendje emergjente për arsimin dhe rastet që po shihnim dhe po bëhen evidente duhet kuptuar se investimi në arsim nuk është kosto për investim për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy