Dosja “Veliaj”, Lala: Vila në Qerret dhe provat që lidhin kryebashkiakun me biznesmenin e ndërtimit

Dosja “Veliaj”, Lala: Vila në Qerret dhe provat që lidhin kryebashkiakun me biznesmenin e ndërtimit

Detaje të dosjes në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj u analizuan në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Gazetarja Klodiana Lala tha se janë disa faktet që lidhin kryebashkiakun me biznesmenin Gentian Sulaj, i përfshirë në të njëjtën dosje.

Prokurorët kanë bërë një lidhje mes zotit Veliaj dhe zotit Sulaj. Lidhja e parë është në 2004 kur kanë pasur një udhëtim charter jashtë vendit. Veliaj në atë kohë ishte te Mjafti. Pra nuk është udhëtim i rastësishëm. Janë tre udhëtime të tilla. Nesti Angoni në kallëzimin e parë denoncon lidhjet klienteliste me Gentian Sulën.

Zoti Sula pretendon se si biznesmen ka bërë një shitje me kontratë. Vilën në Qerret Veliaj dhe Xoxa nuk e kanë deklaruar. Por shoferi i zonjës Xoxa, i pyetur ku e shoqëronte thotë që e dërgoja edhe në vilën e tyre në Qerret.

Driad Zeneli, artist, ka qenë drejtor ekzekutiv i njërës prej kompanive të zonjës Xoxa. Ai thotë në dëshminë e tij se Xoxa dhe Veliaj e kanë ftuar në vilën e tyre në Qerret, ndërkohë që asnjëri nuk e pranon.

SPAK ka analizuar qelizat telefonike të Veliajt, Xoxës dhe vëllait të kryebashkiakut që rezultojnë në këtë vilë në fundjava. Shpenzimet e vilës dhe taksat rezulton se i paguante Ajola Xoxa.

Në një moment, ajo ka ditëlindjen dhe do t’i shkonin shoqet. U thotë që vila ime është kjo.

Këto janë të gjitha argumentet që ka përdorur SPAK për të vërtetuar se vila ka kaluar nga Sulaj te Veliaj dhe dyshohet se është bërë në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Zoti Sula ka marrë tenderin për fazën e parë të Teatrit Kombëtar. SPAK do të provojë se kjo kompani e ka marrë tenderin për shkak të lidhjes klienteliste mes Sulajt dhe Veliajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy