
Vazhdon protesta në Venezuelë e organizuar nga opozita kundër rizgjedhjes së diskutueshme të Nicolas Maduros në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut.
Në Karakas, mijëra njerëz dolën sërish në rrugë, pas demonstratës së madhe të djeshme, për të kërkuar fundin e regjimit të Maduros.
Nicolas Maduro, trashëgimtari i liderit socialist Hugo Chavez dhe kreu i vendit që nga viti 2013, u rizgjodh president i Venezuelës më 29 korrikun e kaluar, me 52% të votave.
Zgjedhje që u kontestuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Amerikës Latine, të cilat njohën opozitarin Edmundo Gonzalez Urrutia si fitues.
Presidenti venezuelian Maduro njoftoi, gjatë një tubimi në mbështetje të tij, se vendi i tij nuk do të pranojë që opozita të përpiqet të uzurpojë përsëri presidencën, duke shtuar se patrullat ushtarake dhe policore do të vazhdojnë.
Ne nuk do të pranojmë, me ligjet kombëtare, që të tentojnë të uzurpojnë përsëri presidencën e Republikës.



