“100 mijë euro me trupin e 16-vjeçares”, kush është tutori shqiptar i kapur në Itali

“100 mijë euro me trupin e 16-vjeçares”, kush është tutori shqiptar i kapur në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar shqiptarin Asim Koleci si pjesë e një aksioni të nisur që në vitin 2015.

31-vjeçari shqiptar ishte bosi i një organizate të madhe trafiku prostitutash dhe me këtë aktivitet të paligjshëm arrinte të nxirrte fitime të mëdha.

Për transportin e prostitutave në vendin e punës, shqiptari paguante një familje italiane. Sipas mediave italiane mendohet se shuma që fitonte bosi i organizatës ishin 100 mijë euro vetëm nga një punëtore seksi.

Në mesin e 15 prostitutave që shfrytëzoheshin nga banda shqiptare ishte dhe një e mitur rumune, 16 vjeç, që pasi shkoi në Itali për një punë përfundoi prostitutë. Të gjitha paratë e nxjerra nga ky aktivitet  shkonin në duart e Asim Kolecit.

Shumat e mëdha stratosferike që fitoheshin ndaheshin mes ukrainasve dhe rusëve, ndërsa pjesa më e vogël e fitimeve i shkonin familjes italiane që transportonte prostitutat. Të arrestuarit janë: Asim Koleci, Myslim Hoxha, Lulzim Hoxha, Mendtor Domazeti, Monaco Giovani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy