
Franca i ka kërkuar Izraelit të ndërpresë pa vonesë operacionin ushtarak në Rafah, i cili rrezikon të krijojë një “situatë katastrofike” për popullsinë e Rripit të Gazës.
Kështu thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të publikuar lidhur me operacionin në Rafah.
Një operacion i tillë rrezikon të shkaktojë një situatë katastrofike për popullsinë civile të Gazës të cilët tashmë janë zhvendosur në disa raste.



