“Çfarë bëni se e mbytët fare”, Bild publikon bisedat e reja pas fitores së PS në Dibër (VIDEO)

“Çfarë bëni se e mbytët fare”, Bild publikon bisedat e reja pas fitores së PS në Dibër (VIDEO)

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar të tjera audiopërgjime, që lidhen me zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër.

Në audiopërgjimin e radhës, shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga, flet në telefon me ministrin Damian Gjiknuri dhe Bekim Krashin, të entuziazmuar pas fitores së Partisë Socialiste.

Shefi i policisë thotë se ata nuk patën shumë besim, por strategjia e tij bëri punë.

Në bisedë e sipër, ai pranon se është komisar politik i Partisë Socialiste në Policinë e Shtetit.

Ndërsa Gjiknuri e porosit të mos flasë shumë në telefon. 

Biseda

Robert Aga: He djalosh.

Bekim Krashi: Ça keni bë, ça keni bë se e keni myt fare. Nuk keni lënë asgjë. Plus kudo jeni, vetëm tek ne jeni minus 10 (vota). Do t’i nxjerr të dhënat dhe do t’i dërgoj me letër pastaj.

Robert Aga: Dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj.

Bekim Krashi: Aaaa ça llafos, ke filluar ke pretendime të mëdhaja

Robert Aga: Ejjj

Bekim Krashi: Hë

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ti kujtoje se ata (opozita) ishin budallenj që bënin si të tillë

Bekim Krashi: Po prandaj deshin të bënin rrëmujë ata, se i dishin këto gjëra. Mos u lodhni fare. Janë të humbur këta.

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mor e di që e deklaruar. Ti je një komisar politik or ti.

Robert Aga: Hej. A e ke Damian Gjiknurin aty??

Bekim Krashi: Do të ta kaloj në telefon.

Robert Aga: Jepja pak.

Robert Aga: O shef (i flet ministrit Gjiknuri)

Gjiknuri: Hë Berto

Robert Aga: Mirëmbrëma

Gjiknuri: Hë mo ça bën

Robert Aga: Si je?

Gjiknuri: Mirë! Tullë! Mirë fare.

Robert Aga: Se nuk pate besim tek unë

Gjiknuri: Tërmet! Tërmet! Je njësh. E the hahahah. Ik mos fol shumë.

Robert Aga: Ciao! Të përshëndes!

 

Në një përgjim tjetër, ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, flet me Imer Lalën dhe lë takim në kafe për të folur për blerje votash. Imer Lala cilësohet nga “Bild” si bos i mafias.

Biseda:

Gjiknuri: Alo.

Imer Lala: A je tuj ardh 5 minuta? Si e ke punën?

Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej.

Imer Lala: Po thashë e pimë kafen, po kam mbledh njerëzit që të ndajmë këto monitorimin e tendave.

Gjiknuri: Tek kioska jeni? Aty te lokali jot?

Imer Lala: E mos u vono të lutem.

Gjiknuri: Ok.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy